24 maj 2015 – Dy muaj më parë Kryeministri Rama i shoqëruar nga deputetë, ministra dhe nga Kryebashkiaku Dako vizituan Peskarën dhe gjithë Rajonin e Abrucos. Në këto vizita u theksua domosdoshmëria e forcimit të lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Rajonit të Abrucos. Si konkretizim i kësaj vizite është edhe vendosja e linjës ajrore Rinas-Peskara. Kompania shqiptare Balkan-Express duke filluar nga 25 maji do të lidhë Peskarën me Rinasin cdo të hënë dhe të premte.
Udhëtimet do të kryhen me avion tip turbo-jet (me helikë) të markës Fokker 50 me një kapacitet prej 55 vendesh. Bileta në një drejtim do të kushtojë 49 euro përfshirë taksat dhe bagazhet.
GJERGJ THANASI