Autoritetet turke kanë njoftuar se për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë COVID-19, që nga 28 dhjetori do të bëhet e detyrueshme pajisja me test negativ për të gjithë personat që udhëtojnë me avion drejt Turqisë. Testi duhet të jetë kryer brenda 72 orësh.
Të pajisur me test negativ duhet të jenë edhe personat që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori bën me dije ambasada turke, në një njoftim për shtyp.
Sakaq, njoftohet se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen testit për COVID-19.
Sipas ambasadës turke, këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.