Kompania stivadore e ngarkim-shkarkimit në portin e Durrësit, “Egnatia” i ka paraqitur një letër ankesë me disa kërkesa drejtuesve të portit të Durrësit në emër të kompanive të ngarkim-shkarkimit që operojnë në këtë port.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediet, kompanitë stivadore ngrejnë shqetësimin se konkurenca e pandershme në tregun e ngarkim-shkarkimit, nga kompania “EMS” ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në uljen e fuqisë punëtore dhe rrezikun e falimentimit të kompanive të tjera. Nga 350 punëtorë që kishte personel ky sektor deri para dy vjetësh, aktualisht numri i të punësuarve ka rënë në 100.

DEKLARATA:

Lidhur me problematikat e kompanive stivadore:

Problemet dhe shqetësimet më të mëdha janë ato që rrjedhin nga nënshkrimi i Kontratës Koncesionare e datës 06.05.2013 ndërmjet “EMS Shipping&Trading GmbH" dhe shtetit shqiptar.

Konkretisht:

1) Mos respektimi i të drejtës për ushtrimin e aktivitetit në terminalin lindor nga subjekti EMS apo.

(Kjo ka të bëjë direkt me pozitën tonë ekonomike e cila kjo situatë po na çon në falimentim.)

2) Në planin social.

Fuqia puntore nga ana jonë e cila ka qenë në kohën kur punonim atje rreth 350 puntorë është reduktuar në 100 puntorë.

Dhe kjo është zëvendësuar nga EMS me 20 puntorë ku gjysma e tyre nuk ka lidhje fare profesionale me procesin ne fjalë. 

3) Dhe ç’ka është më e rëndësishmja është: përfitimi i portit dhe i shtetit nga kjo kontratë koncesionare. EMS në planin e shtimit të volumeve të punës është 0.

Në planin e realizimit të të ardhurave po prap porti është ai që humb sepse në kohën kur ai terminal administrohej nga APD, të ardhurat ishin tre herë më shumë sesa sot.

Madje dhe pronaret (biznesi) që kishin marrëdhënie kontratuale në kohën kur APD dhe stevedore operonin nëT.L  nga vetë tregu nën regjimin e konkurencës , ishin pra këta të fundit të cilët përfitonin sconto apo shërbime extra .

4) Në përfundim kam dhe një kërkesë si qytetar i Durrësit ku në planin mjedisor ky zotëria duhet të implementojë teknikat e reja në manipulimin e ngarkesave të cilat shkaktojnë ndotje etj.

K.H.