Kompania shqiptare NATYRAL, e krijuar në vitin 2008, ruan me fanatizëm që prej asaj kohe standardin e prodhimit, duke garantuar cilësi të lartë të produkteve të bylmetit, që prodhohen me cikël të mbyllur brenda kompanisë.
Qëllimi i NATYRAL është nxjerrja në treg e produkteve 100% natyrale dhe me vlera të larta ushqimore.
Hapi i parë për ta arritur këtë qëllim ishte përzgjedhja e lopëve të racës Bruna Alpina dhe Jersey. Me shumë përkujdesje dhe ushqim bio, lopët japin qumështin më cilësor dhe të pakrahasueshëm në tregun shqiptar.
Produktet NATYRAL shiten në 4 dyqane të dedikuara të shitjes në Tiranë & Durrës, ku ruhen në kushte shumë të përshtatshme frigoriferike. Në këto pika shitjeje mund të gjeni produkte me prejardhje nga fermat “Natural Farming”, drejt nga natyra.
Tek dyqani në Durrës, i cili ndodhet në lagjen nr.1, rruga Taulantia, pranë Muzeut Arkeologjik, duke nisur nga e hëna e 7 gushtit dhe deri në fund të muajit do të gjeni oferta për çdo blerje që bëni.
Pse duhen zgjedhur produktet e NATYRAL
Një mjedis i shëndetshëm për kafshët është prioritet në fermën “Natural Farming”. Ajri dhe uji i pastër, qëndrimi në natyrë, strehimi i përshtatshëm dhe ushqimi 100% organik ndihmojnë në rritjen e bagëtive të shëndetshme. Kjo është thelbësore, kujdesemi që lopët NATYRAL të mos kenë nevojë për antibiotikë.
Kafshët trajtohen me përkujdesje të madhe. Ato rriten pa produkte të modifikuara gjenetikisht dhe brenda fermës sigurohet ushqimi i tyre organik, ashtu siç e ofron natyra.
Kompania ka krijuar kushtet më bashkëkohore për një ambient të përshtatshëm për bagëtitë, për rritjen e bimëve të shëndetshme dhe për ofrimin e produkteve më cilësore në tryezat e shqiptarëve. Ferma organike “Natural Farming” është certifikuar me HACCAP dhe ISO 22000.
Gjithçka që ofrohet në treg është natyrale dhe pa asnjë konservant, pa kimikate, qumësht pluhur ose ngjyrues.