Itali, 7 korrik 2014 – Pasardhësit e italianëve që duan të rifitojnë shtetësinë qe nga 8 korriku duhet të nxjerrin nga xhepi 300 euro më shumë, per shkak te nje takse te re. Pikërisht nnga dita e neserme do të hyje në fuqi ligji 89/2014 që mes të tjerave parashikon edhe nje takse prej 300 eurosh per njohjen e shtetesise, që kërkohet pranë konsullatave italiane prej atyre që kanë prejardhje italiane.

Deri tani kërkesa e njohjes së shtetësisë ishte falas. Tarifa e re do te paguhet nga te gjithe personat mbi 18 vjeç, nderkohe qe te miturit do te vazhdojne te aplikojne falas.

Kujt nuk do t’i njihet shtetësia, nuk do të mund të rikuperojë 300 eurot. Konsullatat italiane e kane justifikuar kete tarife te re me vështirësitë e shqyrtimit të praktikës për rindërtimin e pemës gjenealogjike që jep të drejtën e shtetësisë që, siç dihet, mund të ketë të bëjë me shumë breza (ndonjëherë shkohet deri mbi gjashtë breza). 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/