TIRANË, 30 maj 2013 – Delir madhështie e njerëzve me nivel të kufizuar, teksa për një veprimtari muzikore ndërkombëtare me vendet mesdhetare të NATO-s Ministria e Mbrojtjes njeh vetëm Shqipërinë, Turqinë, Greqinë, duke shtuar Kosovën.
Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, mbështetur në urdhrin e të 17 majit 2013 të titullarit Arben Imami dhe në zbatim të kalendarit vjetor për vitin 2013, Qendra e Kulturës, Medies dhe Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM) organizon Festivalin e Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s, për rajonin e Mesdheut, edicioni I.
Veprimtaria ndërkombëtare do të zhvillohet më 2-7 qershor 2013.
Ministria e Mbrojtjes thotë se, nëpërmjet QKMBM-së, synon të kthejë në një traditë të përvitshme organizimin e këtij festivali duke shtuar numrin e anëtarëve pjesëmarrës nga viti në vit, për të bërë kështu “promovimin e muzikës, kulturës, traditës dhe turizmit në vendet pjesëmarrëse si dhe forcimin e lidhjeve mes vendeve të rajonit të Mesdheut, anëtare të NATO-s”.
Por, nisur nga emërtimi pretendues dhe tingëllues Festivali i Formacioneve Muzikore Ushtarake të vendeve të NATO-s për rajonin e Mesdheut, has në një befasi: sipas programit (sh. faksimilen) në të marrin pjese vetëm tre formacione muzikore të vendeve të NATO-s për rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi, Turqi) dhe një i vendit që nuk është anëtar si Kosova.
Info/Vendet e NATO-s në Mesdhe
Franca
Greqia
Italia
Kroacia
Sllovenia
Spanja
Shqipëria
Turqia
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





