19 qershor 2015 – Në një tjetër rast shokues, një person, që u fsheh në strehën e rrotave të avionit, nuk ia doli ta përfundonte udhëtimin nga Afrika e Jugut për në Angli. Ai ra nga avioni mbi çatinë e një shtëpie në Londër, pak përpara se avioni të ulej në aeroportin Heathrow, duke gjetur vdekjen. shkruan gazeta Express.
Megjithatë një tjetër shok i tij, që ishte futur po ashtu tek streha e rrotave të avionit, i mbijetoi fluturimit prej 8 mijë miljesh dhe është dërguar në spital, ku po lufton për jetën.
Avioni Boeing 747, po afrohej në Heathrow, kur emigranti ilegal ra mbi një çati.
Ndërkohë ekspertët e aviacionit thonë se duhet të rishikojnë rregullat e sigurisë.
Në një rast që çuditi botën, para disa muajsh një i ri “udhëtoi” në këtë mënyrë për mijëra milje, pas pësuar ndonjë dëmtim të rëndë.