Shtëpia e “Big Brother” është mbushur sot me të ftuar VIP, të cilët kanë hyrë për të kaluar kohë me banorët që kanë afro 4 muaj e gjysmë të izoluar.

Mes personazheve që janë futur brenda shtëpisë janë Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Flori Gjini, të cilët janë miq me disa prej banorëve.

Ata konsumojnë një darkë së bashku, ndërkohë që për çdo minutë më shumë që kalon nga një orë e vendosur nga Vëllai i Madh, banorët do të humbasin 100 euro.

Pra, do të duhet të tregohen pak cinikë për të larguar miqtë që ju kanë shkuar në shtëpi.

Agron Llakaj padyshim që ka qenë për të mbështetur Donaldin, me të cilin shihen të tërhequr nga pjesa tjetër e banorëve.

Ndërkohë që Ermali ka shprehur hapur simpatinë e tij për Ilirin.