Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh bulmeti të pasigurta gjatë një kontrolli të ushtruar në një baxho në qarkun e Fierit. Inspektimi u krye pas një indicie, ndërsa gjatë verifikimeve u konstatuan shkelje të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore. 

Sipas AKU-së, subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve, nuk kishte zbatuar sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe tregtonte produkte pa etiketë. 

Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për disa produkte të konsideruara të pasigurta për konsum, përfshirë 1400 kg krem gjalpi, 2415 kg mocarela, 90 kg gjalpë të freskët, 100 kg gjizë dhe 18 kg mocarela në kova. Ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë në vlerën 250 mijë lekë, ndërsa produktet e bllokuara do të asgjësohen për të shmangur çdo rrezik për shëndetin e konsumatorëve.