Përpara nisjes së sezonit veror Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj u përfolën për një lidhje të mundshme mes tyre.

Dyshja e nisi duke bërë një bashkëpunim, ku mund të thuhet me plotë gojë se ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit aty.

Që në atë moment, të shumta ishin aludimet dhe burimet që flisnin për një lidhje mes tyre.

Madje edhe vetë artistët zgjidhnin që të bënin deklarata sporadike, duke mos e mohuar asnjëherë lidhjen. Por tashmë që kanë kaluar disa muaj, Xhensila dhe Ledri duken më të largët.

Gjatë verës dy këngëtarët i kishin të shumta koncertet së bashku, ku me tarifa të larta, dyshja performonte thuajse çdo natë në vende të ndryshme, duke elektrizuar sallën. Madje, Ledri dhe Xhensila ishin të ftuar edhe në SHBA, në një tur koncertesh së bashku.

Nisja e vitit 2026 ka bërë që Ledri dhe Xhensila të mos e kenë më agjendën e përbashkët. Nëse i hedhim një sy postimeve të tyre, ku njoftojnë edhe datat e koncerteve, dyshja ka një agjendë të zënë, por jo më së bashku.

Nuk dihet nëse kjo ‘ndarje’ vjen për shkak të angazhimeve të ndryshme, apo mes tyre ka edhe një krisje në aspektin personal. Por fakt është që teksa të dy vijojnë me koncertet, nuk janë parë më bashkë as në skenë dhe as jashtë saj.

Kujtojmë se Ledri Vuka kishte deklaruar më herët se ‘kemi shumë kimi me njëri-tjetrin’, ndërkohë që Xhensila qëndronte pak më e tërhequr në raport me deklaratat, por pa e mohuar një lidhje të mundshme mes tyre.