Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Suel Çelës.
Suel Çela i njohur si “i forti” i Elbasanit kërkonte zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në njoftimin e gjykatës thuhet:“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Kujtojmë që Çela është në arrati dhe ka bërë rekurs nëpërmjet avokatëve të tij. A ka ankimuar masën e sigurisë arrest në burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme pas deklarimeve të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.
Çela akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan.