Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një bashkëbisedim me gazetarët tregoi detaje nga turi i takimeve të kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Ai tha se Rama të dielën në orën 11 do të mbajë një takim me emigrantë shqiptarë në Athinë.

“Do të zgjedhim me parimin një anëtar një votë 950 delegatët që do të zgjidhen në Kongresin e ardhshëm të kësaj partie. Në Athinë do të bëjmë një tur takimesh me diasporën shqiptare. Të dielën do të jemi në Athinë në orën 11, ku do të zhvillohet takimi me diasporës. Në 26 maj do të jemi në Milano dhe në 2 qershor në Londër.”, tha Klosi.

Mes të tjerash Klosi tha se këto takime nuk do të jenë nën logon e PS, por aktivitete që Rama do t’i bëjë si kryeministër. “Këto vende janë kryeqendra e vendeve të rajonit. Nuk ka asnjë tendencë politike. Nuk janë aktivitete nën logon e PS. Por aktivitete të kryeministrit me Diasporën për atë se çka ofron dhe çka ka arritur Shqipëria.”, tha ai.