10 gusht 2015 – Keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë person që të udhëtojë çdo ditë me aeroplan për të shkuar në punë, të ketë shtëpi me qira dhe sërish të kursejë para nga rroga? Duket si shaka de e pamundur, por është mëse e vërtetë.
Dy vite më parë, londinezit Sam Cookney i erdhi një ide për të cilën e quajtën gati të çmendur: të zhvendoset në Barcelonë, ku çmimet e apartamenteve me qira janë të ulëta, e të vazhdojë të punojë në Londër, ku i duhet çdo ditë të udhëtojë me aeroplan. Prej tri muajsh londinezi e bën këtë rutinë dhe madje thotë që kursen para.
“Shumë njerëz menduan se tallem kur thashë se dua ta kem një banesë me dy dhoma në Barcelonë, se do të udhëtoj çdo ditë në Londër në punë, e jo të kem një dhomë aty”, ka thënë Cookney për gazetën britanike “The Mirror”.
Në Londrën veriore ai kishte një shtëpi vetëm me një dhomë, sot ka një shtëpi tepër të këndshme në Barcelonë me dy dhoma, udhëton çdo ditë me aeroplan duke bërë linjën Barcelonë-Londër-Barcelonë dhe arrin që të kursejë çdo muaj së paku 800 euro.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/