Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv. Kështu e komentoi kreu i PL-së, Ilir Meta, bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Rithemelimit.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se është pro ndaj çdo proteste qytetare dhe politike.
“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë”, tha ai.