Kingsley Coman është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi francez do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën për 3 vite. Coman largohet kështu nga Bayern, pas disa sezonesh te ekipi gjerman, ndërsa tani është gati për aventurën e re në Arabi. Coman mund të debutojë me skuadrën e re me 19 gusht në sfidën e Superkupës ndaj Al Ittihad.
“Kinglsey Coman është lojtar i Al Nassr, mirësevjen”– shkruan klubi.





