Pas dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga drejtimi i PD-së, ka reaguar edhe deputetja demokrate, Grida Duma, deputeti Ervin Salianji, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Berisha është shprehur se bashkimi i demokratëve, mbi bazën e kontributeve, është përparësia e PD-së.

“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!

Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! Sb”, shkruan Berisha në reagimin e tij, ndërsa Topalli e ka quajtur këtë vendim të Bashës si një “ngrirje” për të dytën herë.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur skeptik për dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga pozita e kreut të PD-së.

Salianji e quajti dorëheqjen e Bashës si truk të radhës:

Ne do jemi këtu që në vijimësi rruga e PD të jetë drejt bashkimet e ripërtëritjes. Shpresoj që akti i sotëm të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që PD të mos ripengohet nëpërmjet trukeve të ndryshme për të sjellë të njëjtin përfundim”.

Demokratja Grida Duma shkruan se nga ky çast PD mund të ndërtojë projektin e fitores së madhe.

Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!  Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, shkruan ajo.