Kylie Jenner është miliarderja më e re dhe një prej influencueseve më të njohura në botë. Ajo mori vëmendje të madhe pas ndërhyrjes në buzë, për të cilat fillimisht thoshte se i frynte me ndihmën e produkteve kozmetike.
Kështu solli trendin e "overline" të buzëve, gjë që ndikoi në karrierën e saj si sipërmarrëse. Por një kirurg ka zbuluar se kjo nuk është ndërhyrja e vetme e 22-vjeçares.
Kirurgu i famshëm estetik nga Glow dha vlerësimin e tij për "Mirror", ku zbuloi vlerën e operacioneve plastike që mund të ketë bërë Kylie ndër vite.
Buzët – 8 mijë paund
Hunda – 10 mijë paund
Fytyra – 4 mijë paund
Gjoksi – 6 mijë paund
Të pasmet – 6500 paund





