Këngëtarja Eneda Tarifa ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ku është përballur edhe me një sfidë disi të sikletshme e të vështirë.

Mes shumë emrash të njohur të muzikës dhe politikës shqiptare duhet të zgjidhte një prej tyre si burrin që mund të martohej.

Nga Capital T, Ervin Saliajni, Pirro Çako dhe shumë të tjerë, këngëtarja ka zgjedhur këngëtarin dhe kantautorin e mirënjohur shqiptar, Flor Mumajesin.

E gjitha kjo ka qenë një shaka, ku të ftuarit duhet të kalonin këtë rubrikë. Kujtojmë që Flori dhe Eneda janë kolegë dhe miq shumë të mirë.