Ditën e sotme Grida Duma dha dorëheqjen nga mandati i deputetes së PD-së nëpërmjet një fjalimi të gjatë.
Pas lënies së mandatit Duma flitet se mund shkojë tek “Top Channel”, ku mund të drejtojë emisionin kryesor politik, “Prime Time”-n që transmetohet dy herë në javë.
Ky largim nga politika drejt medias nuk është pritur me pozitivitet nga të gjithë njerëzit.
Rrjeti ka “shpërthyer” në meme ndaj deputetes së dorëhequr.
Por memet nuk janë drejtuar vetëm ndaj Gridës, pasi një moment që ka tërhequr vëmendjen kanë qenë edhe lotët e deputetëve Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka për largimin e koleges së tyre.