Katër persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Tre prej tyre akuzohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një 35-vjeçar arrestohet pasi ka vjedhur vegla pune në një banesë në lagjen nr. 15. 

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Sh., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, pasi ka vjedhur vegla pune në një banesë në lagjen nr. 15 Durrës. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, veglat e punës që ky shtetas kishte vjedhur.

A. D., 47 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi ka urshtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

I. V., 41 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Stacioni i Policisë Plazh

-Ndaloi shtetasin Th. D., 64 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Materialet i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.