Kryetari i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi akuzon mazhorancën se në mënyrë të koordinuar po sulmon drejtësinë.
Bardhi tha se kulmi i sulmit ndaj drejtesise ishte me rastin e mandatit të Olta Xhaçkës, ku PS nuk po zbaton vendimin e Gjykates Kushtetuese. Drejtësia nuk duhet të intimidohet, tha Bardhi.
“Dua të shpreh shqetësimin për sulmin që mazhoranca i bën drejtësisë. Padyshim që nervozizmi i shtuar i kryeministrit në raport me hallet që e kanë zënë me drejtësinë për shkak të keqqeverisjes ka bërë që nga i vetëshpallur si njeriu që mbështeste drejtësinë në anatemuesusin e këtyre institucioneve.
Intimidimi që nuk do të duhet absolutisht të merret në konsiderate nga drejtësia. Kjo nuk duhet të nënshtrohet kur bëhet fjalë për hetime të njerëzve të pushtetshëm apo njerëzit e afërt të kryeministrit
Kemi parë një sulm të koordinuar të kryetarit të bashkisë së Tiranës sa i takon korrupsionit të padëgjuar në bashkinë e Tiranës, ku ekipi i kryetarit të bashkisë ishin përfshirë në një skemë korruptive ku paratë ia kalonin kompaninë ne pronësi të tyre.
Kulmi i këtij sulmi të koordinuar arriti kulmin dje që jo për llogari të Olta Xhaçkës, por për llogari të Edi Ramës sulmuan hapur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, madje duke shpallur atë se gjykata nuk i imponohet dot Kuvendit”, tha Bardhi.
Bardhi bëri apel për ata që kanë mbështetur reformën në drejtësi që të reagojnë pasi moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të ishte një precedent i rrezikshëm.
“I bëj apel cilido që ka mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi që të reagojë sot sepse nëse praktika e moszbatimit të sipas dëshirës së vendimeve të drejtësisë do të ishte një praktike e rrezikshme që do të hidhte në erë parimet që udhëheqin një shtet ligjor.
Do të ishte një precedent i rrezikshëm, mazhoranca trë reflektoje të tërhiqet nga porosia që i ka dhënë deputetëve për të mos zbatuar vendimin e GJK dhe të dorëzojë para drejtësisë Olta Xhacken dhe më pas të gjithë zyrtaret me në krye Edi Ramën”.