3 shqiptarët që u kapën me gati 4 tonë hashash në një jaht në brigjet italiane, rezultojnë banues në Durrës dhe Tiranë.
Për shkak të sekretit hetimor, policia rezervohet të japë identitetin e tyre dhe moshën, por Top Channel ka mësuar se 3 personat në fjalë kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë. Pikërisht nga ky shtet dyshohet të jetë nisur edhe mjeti lundrues luksoz, i mbushur me drogë, i cili mendohet të jetë marrë më qira.
Jahti me flamurin amerikan është pikasur nga Guardia di Finanza italiane në ujërat territoriale në zonën e Viestes dhe pas ndjekjes dhe me suport ajror është bërë i mundur bllokimi i tij në det.
Paraprakisht, rezulton se jahti nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa hetimet janë fokusuar mbi origjinën e drogës, vlera e së cilës përllogaritet mbi 20 milionë euro.
Pak ditë më parë, policia italiane sekustroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte shkarkuar nga një gomone oqeanike e cila humbi gjurmët në ujrat malazeze dhe ato kroate. Pritësi i kësaj sasie ishte sërish një shqiptar që u arrestua ndërsa nga analizat e zhvilluara mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezulton se trafikantët janë duke shfytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Puljas, por në pjesën e sipërme të Adriatikut. /TCH
Nga Durrësi dhe Tirana, 3 shqiptarët e jahtit me drogë 20 milionë euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





