Një 20 vjeçar nga Durrësi, Aldo Halili, dhe një 64 vjeçar nga Korça, Ylleson Shuli janë prangosur ditën e sotme në flagrancë në fshatin Beçisht të Tepelenës.
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se dy të ndaluarit, së bashku me shtetasin A.H. të shpallur në kërkim kultivonin 1720 bimë, e dyshuar si Kanabis Sativa.
Bimët narkotike janë gjetur gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë.
Të gjitha bimët e gjetura janë asgjësuar me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike ,i kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 284 & 25 i Kodit Penal .





