Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se duke filluar nga e hëna e ardhshme, datë 17 qershor, ka vendosur të hapë sportelin e saj në qytetin e Kavajës.
Përmes një postimi në faqen e saj në “Facebook”, DPSHTRR njofton se do të ofrojë 8 procedura për qytetarët e Kavajës, për të cilat më parë duhet të udhëtonin drejt Durrësit.
Zyra e re do të jetë në ambientet e ADISA-s në Kavajë.
“Nga 17 qershori, sporteli i ri i DPSHTRR në ambientet e ADISA Kavajë!
Lehtësojmë 9136 zotërues mjetesh!
Afrojmë pranë qytetarëve:
8 Procedura
73,088 shërbime në vit
Eliminojmë:
42 km rrugë vajtje-ardhje (Kavajë-Durrës)
1 orë vajtje-ardhje”





