Pas k#rkesave të shumta të prindërve, të cilët kundërshtonin mësimin me turned he me orë të shkurtuara, ministrja e arsimit Evis Kushi është tërhequr. Pak minuta më parë, ajo njoftoi se nga e hëna e javës së ardhshme, mësimi në të gjitha shkollat e vendit nuk do të bëhet me turne, por me orë mësimi normale.

Pavarësisht lajmit të mirë, për rikthimin e mësimit normal, sidomos pas vështirësive të ndryshme që kaluan nxënësit gjatë vitit mësimor 2020-2021 për shkak të pandemisë Covid-19, në shumë shkolla të Durrësit evitimi i mësimit pa turne nuk është i mundur.

Kjo për shkak se 13 institucione arsimore vazhdojnë të jenë të dëmtuara nga tërmeti dhe nxënësit e këtyre shkollave, zhvillojnë mësim pasdite në shkollat pritëse.

Gjimnazet “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Olsi Lasko” zhvillojnë procesin mësimor në shkollat “Shaqe Mazreku”, “Marie Kaçulini” dhe “Hasan Koçi”. Ndërsa gjimnazi “Leonik “Tomeo” shërben si shkollë pritëse për nxënësit e shkollës sportive “Benardina Qerraxhi”. Nga e hëna, në këto shkolla dhe në 9 të tjera, nxënësit do t’i bëjnë orët e plota, por mësimi me dy turne nuk mund të evitohet.

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti që nuk kanë hapur dyert këtë vit shkollor:

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti”
Gjimnazi “Naim Frasheri”
Gjimnazi “Olsi Lasko” Shkozet
Shkolla 9-vjecare “Eftali Koci”
Shkolla e Mesme Sportive “Benardina  Qeraxhia”
Shkolla 9-vjecare “14 Nentori”
Shkolla Mesme Bashkuar ”Rexhep Mezini“ Ishem
Shkolla e Mesme Bashkuar “Jusuf Hoti” Katundi Ri
Shkolla 9-vjecare Vadardhe
Shkolla e Mesme Bashkuar “Ismet Nanushi” Kulle
Gjimnazi “Dhosi Liperi”, Sukth
Shkolla “Riza Shera” Rade
Shkolla “Zyber Sallaku” Kuçok