Duke nisur nga e hëna në Tiranë do të nisë aplikimi i testit të shpejtë i antigenit për të gjithë ata qytetarë që kanë shenja të COVID-19.

Në një lidhje në Skype për rubrikën “Opinion” në News24, ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se këto teste, ashtu siç u dha dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të jenë falas, ndërsa do të shpërndahen në disa zona të kryeqytetit si fillim dhe më pas në spitalet rajonale.

“Nga e hëna nis aplikimi i testeve të shpejta. Testi antigjenik është test që bëhet te personat që janë me shenja klinike dhe janë me virulencë të para. Duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave klinike. Më pas mjekët i familjes do të vijojë me testin e PCR-së. Duhet të referohen ata pacientë që janë me shenjë klinike dhe janë me virulencë të lartë. 100 % del rezultat i saktë. Mund të kemi shenja të ngjashme me COVID-19. Efikasiteti është 100%. Ky është një test shumë i shpejt, ndihmon shërbimin epidemiologjik. Ndihmon në përcaktimin e diagnozës. Nëse ne konfirmohemi pozitiv me këtë test, është me shenjë të barabartë me tamponin. Më pas është mjeku i familjes që i referohet këtij rasti nëse ai del pozitiv. Mjeku i familjes ka protokollin që duhet të zbatojë. Janë përcaktuar pikat fikse ku do te jene testet e shpejta. duke nisur që nga e hëna në Tiranë. Do të rifreskoheni me hartën gjeografike ky do të kryhen testet e shpejta. Shpërndarje gjeografike në të gjitha skajet e Tiranës, që të jemi më afër popullatës dhe individëve të sëmurë.”, tha Tomini.