Qytetarët shqiptarë nuk mund të futen në Hungari. Ka qenë qeveria hungareze ajo që ka vendosur këtë masë në kuadër të protokolleve anti-covid.

Konkretisht asnjë qytetar i huaj nuk mund të hyjë në Hungari nga mesnata e së martës për shkak të  COVID-19 nga këto shtete:

  • – Shqipëri
  • – BiH
  • – Kosova
  • – Maqedonia e Veriut
  • – Moldavia
  • – Mali i Zi
  • – Serbia
  • – Ukrainë
  • – pothuajse në të gjitha vendet aziatike dhe afrikane

Ndërsa disa vende të tjera për t’u futur, duhet t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe karantinimit.

Një masë e tillë nuk do të merret vetëm nëse kanë bërë 2 teste negative brenda 5 ditëve.

Shtetet që do të aplikohet kjo masë janë:

  • – Bullgaria
  • – Portugalia
  • – Suedia
  • – Rumania
  • – Anglia
  • – Norvegjia
  • – Rusia
  • – Japoni
  • – Kinë
  • – SHBA.