4dhjetor 2015 – Dy burra në moshë nga Tirana e Elbasani u arrestuan në flagrancë duke tentuar të vidhnin nga xhepi lekët e një personi në ambulancë. Një qytetar nga Durrësi, T.B., 69 vjeç, po priste në poliklinikën qendrore në këtë qytet, në lagjen 4, kur dy burrat, në bashkëpunim mes tyre tentuan t’i marrin lekët.
Policia e Durrësit sapo u njoftua për rastin ndërhyri duke arrestuar Bashkim Islamin 66 vjeç, banues në Tiranë si dhe Enver Burrajn 50 vjeç, banues në Elbasan. Për këta dy persona do të hetohet nëse kanë kryer vjedhje të tjera.
/portali DurrësLajm/