Gjatë përgatitjeve për ndeshjen me Çekinë, trajneri Silvinjo ka ftuar edhe disa lojtarë nga Kategoria e Parë, që janë element të prespektivës.
Por ai që ka impresionuar më tepër teknikun brazilian është Keslin Shani.
Qendërmbrojtësi, pasi kaloj me sukses provën dy ditore, do të jetë pjesë e kuqezinjve edhe në stërvitjen e së enjtes për ndeshjen me Çekinë.
Burime pranë trajnerit bëjnë të ditur, se Keslin Shani, ka dhënë simptoma pozitive, që e kanë bindur trajnerin e Shqipërisë, ta mbaj talentin e Erzenit më gjatë me grupin.
21-vjeçari i talentuar, edhe pse e ka bindur Silvinjon në këto përgatitje nuk është grumbulluar asnjë ndeshje me kombëtaren Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.
Në këtë sezon, Shani ka luajtur 10 ndeshje me Erzenin, të gjitha si titullar duke grumbulluar 900 minuta.
Gjithashtu Silvinjo ka mbajtur me grupin edhe mbrojtësin e Vorës, Segerso Geci, i cili bindi teknikun ashtu si Shani.