Shqipëria u kualifikua të premten mbrëma në Euro 2024, për herë të dytë në histori.

“EURO 2016” dhe “EURO 2024”, janë dy pikat më të larta për futbollin shqiptar, rezultate të arritura fillimisht me trajnerin De Biasi dhe tani me brazilianin Sylvinho.

Por në këtë kombëtare nga ekipi që mori pjesë në “Francë 2016”, pritet të jenë vetëm pesë lojtarë. 

Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Frederik Veseli dhe Sokol Cikalleshi, të cilët ishin protagonist në Euro 2016, do të jenë eksperiencë e shtuar për kombëtaren verën e ardhshme në Gjermani.