Gerona 22- vjeçare së bashku me dy shoqet e saj po nga Ferizaj, herë pas here vijnë në plazhin e Durrësit, madje edhe kur kanë një ditë të vetme pushim.  Këtë javë vajzat mbërritën në mëngjes herët me autobuzin e Ferizajt, në Durrës dhe pasditen e vonë pas plazhit do të kthehen sërish në qytetin e tyre.

“ Ja vlen të vijmë edhe për një ditë.  Nuk kisha veçse një ditë leje dhe të treja menduam që ta shfrytëzojmë në plazhin e Durrësit. Këtu është bukur, është qetë. Kur të marrim disa ditë leje do të kthehemi sërish”,- thotë Gerona.

Po kështu edhe pushuesit tradicionalë nuk e braktisin plazhin e Durrësit, ata nga Maqedonia e Kosova, për vite me radhë vijnë dhe qëndrojnë tek të njëtat banesa.

K.H.