Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka qenë padyshim njëri nga akterët kryesor të mbrëmjes së premte, kur Napoli u kurorëzua me titullin kampion të Serie A për sezonin 2024/25.Napoli arriti të fitojë Scudetton pas një lufte të ashpër me Interin deri në xhiron e fundit të kampionatit elitar italian.Ky triumf i napolitanëve ishte shumë i vështirë, duke bërë që festa pas arritjes së objektivit të ishte shumë e madhe.Njëri nga lojtarët kryesor të Napolit këtë edicion padyshim se ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka luajtur të gjitha 38 ndeshjet e sezonit.Se qendërmbrojtësi prishtinas është njëri nga senatorët e ekipit e tregon edhe fakti i ‘ndërprerjes’ së konferencës pas ndeshjes së trajnerit të tyre, Antonio Conte.
Teksa Conte po fliste për media, Rrahmani i shkoi afër duke i marrë mikrofonin dhe pastaj duke nxitur bashkëlojtarët t’ia fillojnë këngën “kampionët e Italisë”.Përveç kësaj, Rrahmani nuk harroi edhe kësaj radhe të mbështillej me flamurin e Kosovës dhe nga momenti i parë pas përfundimit të ndeshjes dhe deri në fund, ai mbante rreth trupit flamurin e vendit tonë.Fokusimi i flamurit të Kosovës në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe kupës padyshim se ishte moment krenarie për secilin shqiptarë, kur dihet se pavarësimi i vendit erdhi pas shumë vitesh vuajtje, persekutimi e gjithçka tjetër nga okupatorët serb.