Super ceremonia e zhvilluar në nder të presidentit amerikan Bill Clinton solli në Tiranë edhe shumë personazhe të njohur. Një prej tyre ishte edhe djali i multimiliarderit George Soros, Alex, ai që tashmë do të trashëgojë gjithë “perandorinë” e ngritur nga i ati.
Duket se për këtë ceremoni Soros nuk është treguar aspak i kursyer.
Ai reklamoi edhe në rrjetet e tij sociale, të gjitha takimet që kishte me presidentin amerikan, kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë që ishin mbledhur para Kryeministrisë për të nderuar Clinton. Më pas, të gjithë shkuan në një tjetër ambient për të darkuar, ndërsa kryeministri Rama fryu qirinjtë e tij të 59-të.
Por Soros nuk u ndal me aq. Dokumentoi çdo moment të takimeve të tij në rrjetet sociale, madje edhe mëngjesin ekskluziv me Ramën dhe Clinton. Por të tre nuk ishin vetëm.
Ndërkohë disa prej fotove janë të publikuara më poshtë;