Që nga fillimi i muajit korrik, në portin e Durrësit janë ndalur 19 jahte turistike nga shtete të ndryshme si: Amerika, Kroacia, Ishujt Britanikë, Polonia, Zvicra, Malta, Italia dhe Gjiblartari.
“Lamakoja” , “Black One” , “Frenklin” , “Al Sulltan” , “Festina Lente”, Druga Prilika”, “Dfs Marine”, “Samer & Misa”, “Berco Voyager”; janë vetëm disa nga jahtet të cilët kanë mbërritur në Portin e Durrësit gjatë këtij muaji.
Sot në kalatën nr.4, në portin më të madh të vendit, janë akostuar 3 anije turistike “Al Sultan” me flamur amerikan , “Siren”, e cila vjen nga Zvicra dhe “Singolare” me flamur nga Ishujt Britanikë, të cilat do të qëndrojnë përkatësisht 2 deri në 3 ditë dhe më pas do të nisen drejt destinacionit të radhës.