Duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, do të kenë rritje të pagave 6.800 ushtarakë të Forcave të Armatosura. 

Pagat e ushtarakëve, do të pësojnë rritje që e çojnë rrogën më të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj.

Ndërsa rroga e nje gjenerali me tre yje, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2019 është 22 miliardë lekë, 10 % më shumë se në 2018-n. Rritja e pagave të ushtarakëve do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.