Prej 24 orësh një vajzë e mitur e cila kishte ardhur nga Greqia për pushime në Sarandë, është zhdukur.

Izaura Kulla, 15 vjeçe, po qëndronte në shtëpinë e gjyshes së bashku me dy motrat e saj, por prej ditës së djeshme nuk ka asnjë shenjë të saj.

Prindërit e të miturës kanë ardhur me urgjencë nga Greqia sapo janë vënë në dijeni për zhdukjen e së bijës dhe kanë bërë denoncimin në komisariatin e policisë.

“Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshirë apo e kane rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnjë shenjë të saj. Nuk na shkon mendja asgjëkundi”, është shprehur nëna e 15-vjeçares.