30 shtator 2015 – Dy ansamble korale nga Holanda dhe Hungaria do të jenë pas 10 ditësh mysafire në Shkodër dhe në Durrës, në kuadër të një projekti me titull “Në kërkim të isopolifonisë”.

Artistët e huaj do të këndojnë një repertor me këngë kishtare si dhe këngë tradicionale nga treva të ndryshme të Ballkanit.

Më 9 tetor, të dy ansamblet do të japin një koncert të përbashkët në Kishën “Shën Luçia” të qytetit bregdetar.

Kori i Sedenkas (Hollandë), i cili përbëhet vetëm nga koriste gra dhe vajza ka një përvojë 5-vjeçare dhe gjatë këtyre viteve ka eksploruar me sukses muzikën tradicionale ballkanike.  

Kori i qytetit të Paksit (Hungari) është formuar në vitin 1977 dhe ka dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës.

Veprimtaria mbështetet nga Qendra Kombëtare Korale “Iso Polifonia”.

/portali DurresLajm/