Një i ri shqiptar, i pastrehë u punësua si kopshtar në një fermë “droge” në Middlesbrough, e cili kishte vlerën mbi 100,000 paund.

Shqiptari është pikasur nga policia dhe është burgosur me 12 muaj pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit për periudhën kohore 1 janarit deri më 24 marsit të këtij viti, shkruajne mediat britanike.

Teesside Crown Court tha se Daniel Docaj i kishte telefonuar familjes së tij në Shqipëri nga një kafene në Londër, duke u thënë se një burrë i kishte ofruar punë për të qenë ‘kopshtar’ për fermën e drogës në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.

23-vjeçari kishte qenë atje për gjashtë javë kur oficerët nga Policia e Cleveland, mëngjesin e 23 marsit ushtruan kontrolle në zonë.

Prokurori Jolyon Perks i tha gjykatës se Docaj ishte në gjumë në një krevat në kuzhinë, e cila ishte dhoma e vetme që nuk përmbante bimë kanabisi.

Në pesë dhoma të tjera kishte mbi 195 bimë të kanabisit, me vlerë 107,260 £ në çmimet e tregut.

Docaj, i cili përdorte dy emra, por nuk kishte dënime të mëparshme, tha ne gjyq se ishte paguar 500 paund, dhe se i lejohej qe të largohej sa herë të donte. Ai gjithashtu ishte i pajisur me ushqime.

Perks tha: “Ishte një vend favorizues për të prodhuar sasi të konsiderueshme kanabisi. Ne e kemi zbuluar nëpërmjet personave që i dërgonin ushqim atij që të jetonte atje. Kishte plehra, pajisje për ujitje dhe drita, dhe 195 bimët e kanabisit ishin në faza të ndryshme të rritjes”.