Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një të moshuari nga qyteti bregdetar, që ka realizuar një veprim absurd.
Policia nuk jep detaje se çfarë e shtyu 71-vjeçarin A.K. të priste dy shtylla të linjës elektrike që furnizonin lokalin e shtetasit E.H., banues në Durrës.
Por duket se inati që burri i moshuar ka me pronarin e lokalit në Kallm, e ka shtyrë atë që të vërë në jetë një akt, që shumë qytetarë do ta konsideronin absurd, aq më tepër nisur edhe nga mosha e thyer.





