WhatsApp ka konfirmuar se do të ndalojë së qeni i disponueshëm në pajisjet e vjetra Android dhe iOS duke filluar nga 1 maji 2025. Bëhet e ditur se aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë nuk do të funksionojë në disa telefona me përditësimin e ri të Meta-s me fokus sigurinë dhe performancën.

Mediat e huaja shkruajnë se WhatsApp nuk do të jetë më i disponueshëm në pajisjet me Android 5.0 ose më të hershëm, si dhe në iPhone me iOS 12 ose më të hershëm. Telefonat celularë që aplikacioni i njohur nuk do të mbështesë brenda pak ditësh janë:

• iPhone 5
• iPhone 5C
• iPhone 6
• Samsung Galaxy Ace Plus
• Galaxy Note 3
• Huawei Ascend P6 S
• LG Optimus G
• Motorola Moto G

Gjithashtu Meta informon përdoruesit se këto pajisje nuk mund të mbështesin më veçori të reja dhe janë të prekshme ndaj të metave të sigurisë. Shumica e pajisjeve të prekura u lëshuan në treg në 2013 dhe 2014, dhe pas më shumë se 10 vitesh, ka ende shumë pak përdorues të tyre.

Përdoruesve u rekomandohet që të bëjnë kopje të mesazheve të tyre, pra të bëjnë kopje rezervë të të dhënave përmes Google Drive ose iCloud në mënyrë që të mos humbasin të dhënat.