Një 25-vjeçar dhe një 34-vjeçare, të dy shqiptarë, janë arrestuar në doganën italiane të Chiassos në kufi me Zvicrën.
Në makinën e tyre me targa shqiptare policia kufitare italiane ka gjetur të fshehura në kroskotin e mjetit 11 kg heroinë.
Dy shtetasit shqiptarë janë rezidentë në Shqipëri e po tentonin të hynin në Zvicër përmes kufirit italian.
Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës tip heroinë.





