Arlind Ajeti largohet nga Italia për të nisur një aventurë të re në Rumani. Stacioni i radhës në karrierë për ndërkombëtarin shqiptar është ekipi i Cluj.

Qendërmbrojtësi do të bashkohet me futbollistin kosovar, Ermal Krasniqin, i cili ka shkëlqyer në Rumani. 

Cluj iu uroi mirëseardhjen mbrojtësit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Inline image

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë! Qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016?, shkruhet në njoftimin e Cluj.