Në fundin e sezonit të kaluar dolën zëra se Juventusi kërkonte shërbimet e Ikardit. “Corriere Della Sera” ka zbuluar se kampionët e italisë kishin shkuar edhe më tej duke bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh, plus Higuain.

Drejtuesit zikaltër e diskutuan këtë ofertë, por hoqën dorë pasi do të shkaktonte kontestime të gjëra te tifozët e tyre.

Vanda Nara zbuloi se klubi u tundua në fillim. Ikardi tashmë është në rrugën e rinovimit me Interin, por shifrat nuk përputhen. Klubi i ofron atij 6 milionë euro në vit, ndërsa menaxheria, njohësisht dhe bashkëshortja e tij kërkon më shumë.