Që Kim Kardashian nuk e ka aspak problem të tregojë trupin e saj, kjo dihet. Ajo ka pozuar nudo nëpër revista dhe shpërndan foto të tilla edhe në llogaritë e saj në rrjete sociale.

Por tashmë ka vijuar të ekspozojë trupin edhe në rrugë. 35-vjeçarja është fotografuar në rrugë duke dalë për drekë me një veshje që nuk i përshtatej shumë rastit. Kim mbante veshur një fustan seksi, por që më shumë është për t’u veshur në dhomën e gjumit se në rrugë.