Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. B., 31 vjeç, pasi është kapur me kokainë në makinë, shtetasi B. B., 32 vjeç pasi dhunoi prindërit.

Ndërsa 39-vjeçari me iniciale D.S., është kapur në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Plyk, Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.