Nga koma në fitimin e një medalje ari në Olimpidën e “Rio 2016”. Është kjo historia e pabesueshme e Chris Mears, 23-vjeçarit, i cili së bashku me Jack Laugher, fitoi medaljen e arit në hedhjen e sinkronizuar nga trampolina, në 3 metra.Një triumf ky që vlen më shumë për Mears, pasi në vitin 2009, kur ishte vetëm 16-vjeç, gjatë një garë në Australi, u shtrua në spital, pas një problemi që pati me shpretkën. Operacioni i tij zgjati plot 7 orë dhe mjekët i dhanë familjarëve të tij vetëm 5% shanse për të mbijetuar. Gjithashtu mjekët theksonin se edhe nëse Chris Mears arrinte të mbijetonte, do të zgjohej me probleme në kokë ose dhe fizike, siç ndodh shpesh pas një operacioni të tillë.Megjithatë, Chris, jo vetëm që doli nga koma, por u riaftësua shpejt dhe pas 7 vitesh ka edhe një medalje ari, duke vërtetuar se edhe mrekullitë ekzistojnë.
Nga koma në fitimin e medaljes së arit në “Rio 2016”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





