Të vjetëruara, të injoruara dhe në rrezik zhdukeje. Kjo është situata e martesave në Itali sipas një studimi të Censusit që ka treguar se numri i çifteve që lidhin kurorë, të paktën në ceremoni fetare, është në rënie konstante. Aq e madhe është kjo rënie, sa mendohet të arrijë në një vit zero: viti 2031.
Studimi ka treguar se në vitin 1994, janë mbajtur 291.607 martesa në kishë ndërkohë që në vitin 2014, kjo shifër ka arritur në 189.765. Studimi me titullin “Nuk do martohëm më”, ka nxjerrë në pah se në Itali, martesa tashmë konsiderohet një rit i panevojshëm që nuk shërben më si justifikim as për t’u larguar nga shtëpia e familjes, as për të sjellë në jetë fëmijë dhe as për t’i dhënë dinjitet intim dhe social një dashurie.





