Zëri Gjikolli, bebushi që rrëmbeu zemrat e të gjithëve që ditën e parë të lindjes, sot feston 2 vite jetë. I vogli i familjes festoi ditën e djeshme ditëlindjen me miqtë e tij në kopësht, ndërkohë që mami Elita na serviri disa pamje nga festa plot ngjyra. Zëri mbante veshur një këmishë, që siç duket nuk e preferonte shumë, pasi bashkëngjitur me foton e djalit të çiftit shkruhej: “S’po du këmishë nana”.

Ndërkohë sot Elita ka ndarë në rrjete sociale një video shumë të bukur dhe emocionuese. Në 3 minuta ajo  ka përmbledhur 2 vite jetë të Zërit duke nisur nga lindja e tij, tek gugatjet e para e deri në ditët e sotme që është bërë një vogëlush shumë i ëmbël. Elita i ka bërë dhe një dedikim shumë të veçantë të birit përkrah videos.

Urime ditëlindjen Zëri i nanës. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur të mora në krahët e mi. Ti më mësove dashurinë pa kushte, dashurinë e pastër, dashurinë e pashtershme. Ti më dhe epitetin nënë o gëzimi im i parë! Për mua ti je arritja më e madhe e jetës, sakrifikova gjithçka nga karriera ime për ty, e ti sot po feston 2 vjetorin e lindjes! Nuk uroj më asgjë për jetën, uroj vetëm shëndetin tënd! Të do nani dhe babi”, shkruan Rudi.

Kujtojmë se moderatorja është në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt ajo e Gjiko do të bëhen prindër për herë të dytë. Pas Zërit, ata do të bëhen me një vajzë. Gjinia e bebit u zbulua në një festë të organizuar nga çifti.