3 shtator 2015 – Arrestohet hajdutja seriale nga Lushnja, që vidhte celularë në vende të ndryshme të Fierit.
Ajo është Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, e cila akuzohet për këto vjedhje:
– Më datën 30.08.2015, në dyqanin e shtetases V.C., në lagjen “Apollonia” është vjedhur telefoni i saj celular tip “Samsung”, dhe nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetësja Rozalina Konomi.
– Më datën 22.08.2015, shtetases A.M., 20 vjeçe, në dyqanin e saj në lagjen “Kongresi i Përmetit”, i kanë vjedhur telefonin celular tip “Huawei”, ku nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetësja Rozalina Konomi.
– Më datën 29.08.2015, te butik “Serena” në lagjen “29 Nëntori”, shtetases E.M.,38 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte shumën prej 5500 lekësh të rinj dhe autore e dyshuar është shtetësja e mësipërme.
41-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Vjedhje“ e kryer më shumë se një herë”, materialet e së cilës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Fier.
/portali DurresLajm/