30nëntor 2015 – Një 25-vjeçar nga Mali u kap në Rinas, duke I dhënë fund aventurës së tij nga shteti i largët afrikan për në Francë. I riu ishte pajisur me dokumente false, të cilat u zbuluan nga policia kufitare. Diallo Cheick Oumar u arrestua për falsifikim dokumentesh. Në pasaportën e paraqitur ai kishte një vizë shqiptare, të lëshuar në Kajro.
Pasi dokumentacioni i paraqitur ka krijuar dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre si edhe gjatë një intervistimi të shpejtë, shtetasi i mësipërm jepte përgjigje tepër konfuze në lidhje me motivin e udhëtimit të tij dhe vendet ku do të qëndronte, është kaluar për kontroll fizik në vijën e dytë .
Gjatë kontrollit të tij rezultoi se mbante fshehur në trup në xhepin e xhupit që kishte veshur leje qëndrimi franceze, lëshuar në emër të tij, e cila gjithashtu figuronte e falsifikuar.
Për këto dokumente ai kishte paguar 5.670 dollarë. Nga Shqipëria ndalesa e radhës do të ishte në Serbi e më pas në Francë. Pas arrestimit malezi do të presë gjykimin ndërsa pas dënimit parashikohet kthimi i tij në vendlindje.
/portal DurrësLajm/